Lajme
Flaka Goranci sjell koncertin ‘La Femme’ në kryeqytetin e muzikës, Vjenë
"Përmes këtij koncerti ne këndojmë kundër luftës, këndojmë për paqen, pasionin dhe dashurinë”
Mezzo-sopranja e njohur shqiptare, Flaka Goranci, në nëntor të vitit 2022 ka sjellë projektin më të ri me titull “La Femme”, shkruan albinfo.at.
Kompania “Bunte Kunst Wien” e sjell në Vjenë koncertin ‘La Femme’, në vendin ku është realizuar edhe i tërë projekti.
“La Femme është në fakt një CD e prodhuar nga firma prestigjioze gjermane ”Naxos Deutschland”, e nominuar në tri kategori nga çmimet “Opus Klassik” në Berlin e që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika internacionale për realizimin shumë profesional, për programin e veçantë, duke pasur parasysh që këndohet në 13 gjuhë të botës”, ka thënë Flaka Goranci për albinfo.at.
Nën dirigjimin e ukrainases Aleksandra Korobka” dhe zërin e mrekullueshëm të mezzo-sopranos Flaka Goranci, koncerti “La Femme” do të mbahet më datën 10 shkurt, në orën 19:00, në Ehrbar Saal, Vjenë, shkruan tutje albinfo.at.
Koncerti sjell historitë dhe muzikën e mrekullueshme të femrave kompozitore nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Sirinë, Austrinë, Iranin, Italinë, Meksikën, Afrikën e Jugut, Çekinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Izraelin.
Është një koncert me program Klassic / Crossover, duke sjellë vepra hit të muzikës së lehtë, po ashtu si ”Besame mucho” apo ”Pata Pata”, por në të njëjtën kohë është një program me mesazhe të forta kundër luftës, mesazhe për paqe dhe dashurinë.
“Përmes këtij koncerti ne këndojmë kundër luftës, këndojmë për paqen, pasionin dhe dashurinë”, ka thënë ajo.
Flaka shprehet se ky koncert do te jetë një koncert me shumë ngjyra, ashtu si vetë jeta.
Adresa, ku do të mbahet koncerti është: Ehrbar Saal, Mühlgasse 30, 1040, Wien
Për ata që duan të blejnë biletat, mund të drejtohen te ky link:
https://www.eventbrite.at/e/la-femme-tickets-753763726597
Bileta kushton 35 euro për person, por me kodin promotional /Werbecode (SILVESTER2024), atëherë çdo biletë do të kushtojë vetëm 25 euro.
E-Diaspora
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora Teksa Kosova ka hyrë në ditët e funfit të procesit të regjistrimit të popullsisë është rritur...
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë Plani synon që 40% të funksionojë deri në fund të 2024 dhe 45% deri në fund...
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit