Kosova
Janari shënon rekord në aeroportin e Prishtinës, mbi 21 për qind më shumë pasagjerë se vitin e kaluar
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh, asnjëherë të arritur më parë, transmeton albinfo.ch.
Referuar njoftimit, në muajin nëntor 2023 përmes aeroportit kanë udhëtuar 3 milionë udhëtarë, ndërsa në fundvit ky numër ka shkuar në 3 milionë e 424 mijë e 883 udhëtarë.
Kjo është një rritje prej 14,37 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe 23 mijë e 278 fluturime apo 7.5 për qind më shumë se në vitin 2022.
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve thuhet se po vazhdon me një trend të rritjes, ku në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë, apo 21.9 për qind më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023. Muaji janar 2023 kishte 235 mijë e 576 udhëtarë dhe 808 fluturime të shërbyera.
“Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj, duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, thuhet në komunikatën për media.
Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve, aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












