Futboll
Donart Bexheti, supertalenti shqiptar në Danimarkë
Pa dyshim se Donart Bexheti është talenti i radhës që pritet të shpërthejë në Danimarkë me skuadrën e FC Helsingor, që bën gara në Ligën e dytë, shkruan Open-TV, përcjell albinfo.ch.
Ai është i lindur më 5 mars të vitit 2006 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Karrierën si futbollist e kishte nisur në moshën 6-vjeçare te Shkëndija e Tetovës. Ai luan në pozitën e sulmuesit.
Donarti në fund të vitit 2019 së bashku me nënën dhe motrën e tij iu bashkuan babait të tij në Kopenhagë të Danimarkës, i cili jetonte dhe vepronte prej vitesh. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u bë pjesë e skuadrës së të rinjve FA U17 nga kryeqyteti danez.
Në një ndeshje të kupës daneze (viti 2022) mes FA U17 dhe FC Helsingor, Bexheti shënoi tre gola duke e kualifikuar ekipin e tij tutje. Golat dhe paraqitja e tij fantastike kishte bërë që drejtues të skuadrës së FC Helsingor t’i bëjnë ftesë, të cilën e kishte pranuar.
Në një bisedë për Open-TV, Donarti tregon se në janar të 2023-ës ka nënshkruar kontratë me FC Helsingor, e cila do të vlejë deri më 31 dhjetor 2025.
“Jam shumë i kënaqur këtu në klub. Edhe pse jam në moshën 17-vjeçare kam debutuar për FC Helsingor në një ndeshje të kupës. Debutimi ishte i suksesshëm pasi edhe shënuam fitore, duke u kualifikuar në turin tjetër. Pata luajtur 10 minuta. Edhe në kampionat ka raste kur ftohem në ekipin e parë dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë”, thotë Bexheti.
Donarti ëndërron majat e larta në futbollin evropian.
Nga klubet e huaja admiron Barcelonën, kurse nga yjet botëror pëlqen Cristiano Ronaldon.
“Më pëlqen si lojtar, prandaj dëshiroj t’i ngjaj atij. Është futbollist i madh”, përfundoi Donart Bexheti, talenti i ri shqiptar në futbollin danez.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












