Maqedonia
Pendarovski: Talat Xhaferin e njoh privatisht, është i paanshëm
Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, ka folur për Euronews Albania presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pendarovski është shprehur se me Talat Xhaferin njihen edhe privatisht që më herët dhe shtoi se ai është i paanshëm dhe korrekt në punën e tij.
“Në këto 20 vitet e shkuara, pasi është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë të përfaqësuar shumë mirë në gjithë sistemin maqedonas. Nuk ka asnjë institucion ku ata nuk kanë qasje. Ne kemi shqiptarë në funksione shumë të larta.
Nëse në vitin 2001 kishte 2.4 %, tani është në nivelin e 21 %. Kishim president shqiptar, tani kemi kryeministër. Nuk kam dyshim që do të jetë kryeministër nëse do të ketë votat e të gjithëve, të shumicës bëhet fjalë.
Me zotin Xhaferi ne punojmë edhe në mënyra zyrtare, por njihemi edhe privatisht që në vitet e shkuara. Talat Xhaferi ka punuar në mënyrë profesionale, i paanshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse LSDM i dha mbështetje për të qenë kryetar i Parlamentit në Maqedoni.
Ju thashë edhe në përgjigjen e parë se zgjedhja ime u bë falë zgjedhjes së shumicës së zgjedhësve. 5 vitet e shkuara kam qenë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se kujt etnie i përket. Sa u përket shqiptarëve, më vini në një pozicion jo shumë të rehatshëm, por mund të them se në 5 vitet e shkuara shqiptarët në aktivitetet e mia të përgjegjësisë kanë arritur në pozicionet më të larta. Kemi gjeneralë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë etj.
Nuk e di nëse mendoni për 5 vitet e shkuara, por 20 vitet e tjera pasi kam qenë në pozicione të tjera të vështira. Momenti më i vështirë ka qenë në vitin 2001, por arritëm një marrëveshje shumë të mirë falë negociatave. Kaluam 7 muaj të vështirë dhe arritëm në Marrëveshjen e Ohrit.
Në marrëdhëniet si president me të gjithë kolegët unë kam një parim, është legjitimiteti i vendit përkatës se kë zgjedhim. Si me Metën, ashtu edhe me Begajn kam një komunikim të shkëlqyer dhe ne kemi bashkëpunuar shumë mirë. Falë këtyre marrëdhënieve janë të shkëlqyera edhe marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Pendarovski.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












