Kosova
Gërvalla para deputetëve italianë tregon për sulmin e 24 shtatorit
Mësohet se temat: Progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve joshumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, ishin disa nga temat e takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pati me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, z. Giulio Tremonti, njofton Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu bëhet e ditur se ministrja Gërvalla e njoftoi kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












