Kosova
Stano: Kemi frikë se Kosova mund të lihet jashtë procesit të integrimit evropian
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se procesi i dialogut është duke vazhduar dhe se qëllim e kanë që pala kosovare dhe ajo serbe të kenë sjellje konstruktive, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se Bashkimi Evropian ka frikë që Kosova mund të mbetet jashtë procesit të integrimit evropian.
“Dialogu vazhdon, ne jemi duke punuar që ta çojmë këtë proces përpara, duke ndihmuar palët që më në fund të kenë sjellje konstruktive që ata të mund të shkojnë përpara, ne nuk jemi duke i frikësuar nga status-quo, ne nuk jemi duke u frikësuar për ndonjë ngërç, ne nuk jemi duke u frikësuar nga asgjë në fakt në këtë aspekt”.
“Ne frikësohemi vetëm për njerëzit në Kosovë dhe Serbi që mund të lihen jashtë, çka është për ata nga procesi i anëtarësimit, sepse fakti që ne jemi duke i parë të gjitha gjërat për të cilat ne kemi reaguar para disa jave, veçanërisht për palën e Kosovës për veprimet e njëanshme dhe gjëra që i rritin shqetësimet tona, me mënyrën e komunikimit me autoritetet e Prishtinës. Kjo shkakton frikë për anën tonë, që Kosova mund të lihet jashtë, dhe të lihet mbrapa, por ne e vazhdojmë punën tonë”, ka thënë Stano.
Ai ka shtuar se BE-ja është duke punuar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përpara me punën e tyre dhe të bëjnë hapa më shumë në aspektet që deri tani nuk janë bërë, dhe ka përmendur nisjen e zbatimit e Marrëveshjes së Ohrit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












