Kosova
Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”
Tashmë dihet se kombëtarja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë, për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt. Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe, mbi të gjitha, shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin.
Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betëj politike në grupin C2.
Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, për shkak të banderolave diskriminuese.
Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











