Kosova
BQK: Linjë telefonike pa pagesë për serbët rreth dinarit
Sot, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lëshuar në funksion një linjë telefonike pa pagesë, me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese për serbët në Kosovë rreth përdorimit të dinarit, përcjell albinfo.ch.
BQK-ja, mes tjerash, rikujton se Rregullorja për operacione për para të gatshme nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara, nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhet nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK-ja, nuk ndalon transferet nga asnjë shtet dhe nuk ndalon posedimin dhe kursimin në asnjë valute joeuro, përfshirë dinarin.
Në njoftim bëhet e ditur se të gjithë individët që kanë qasje në llogari bankare mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në euro, teksa qytetarëve që nuk kanë llogari, u është bërë thirrje të hapin një të tillë.
“Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për shërbime bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes nga 1 janari 2024. Vetëm në katër komunat veriore operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredi dhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas BQK-së, numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












