Kosova
SHBA me kritika të ashpra për Kosovën, thotë se u vu në pikëpyetje partneriteti
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.
Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë, thotë zoti O’Brien. Vendet moderne të Evrops, thotë zoti O’Brien, i zgjidhin këto çështje me dialog paraprak dhe informojnë banorët me kohë. Zyrtari amerikan tha se kishte pasur disa kontakte me kryeministrin Kurti para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.
I pyetur lidhur me marrëdhëniet Kosovë – Serbi që pas marrëveshjeve të Ohrit, zoti O’Brien tha se zbatimi i tyre i përket secilës palë të ndërmarrë veprimet e veta, e pakushtëzuar nga pala tjetër. Serbia, tha ai, ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes de-fakto të Kosovës, si çështja e targave dhe dokumenteve doganore. I pyetur nëse Beogradi qëndron prapa sulmit të grupit të armatosur serb në Banjskë, zoti O’Brien tha se Serbia zëvendësoi shefin e shërbimit të zbulimit, i cili ishte i përfshirë në të, tërhoqi trupat afër kufirit me Kosovën dhe se Uashingtoni pret që Serbia të ndjekë penalisht personat përgjegjës.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord Sektori hotelier në Zvicër ka shënuar një rënie të numrit të netëve të qëndrimit në mars... -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për shkelje të së drejtës së protestës












