Kosova
Gërvalla në Austri, bashkëbisedon me mërgimtarë në Salzburg
Vizitën e saj zyrtare në Austri, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e nisi me një takim me mergimtarë në Salzburg, me të cilët u bashkëbisedua për situatën në Kosovë, lidhjet e mërgatës me Kosovën, bashkëpunimin në sjelljen e investimeve të reja, zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe promovimin e kulturës dhe traditës sonë te gjeneratat e reja.
Para bashkëatdhetarëve, studentë, mjekë, infermierë, aktivistë, punëtorë nga profile të ndryshme e pensionistë, Ministrja Gërvalla paraqiti hapat e qeverisë së Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e shtetit dhe rritjen ekonomike, duke vlerësuar se bizneset e mërgimtarëve tanë janë të mirëseardhura në Kosovë dhe shteti për të cilin kontribuan aq shumë do të jetë mbështetës i ideve dhe projekteve të tyre, të cilat për qëllim kanë mbështetjen e familjeve të tyre, Kosovës dhe të rinjve në punësim.
Bashkëbisedimi mes Ministres Gërvalla dhe komunitetit shqiptar nga Salzburgu shpërfaqi sfidat me të cilat ballafaqohen ata, si e shohin Kosovën, cilat janë idetë e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit, në ndërmarrësi, kulturë, sport dhe qeverisje të mirë.
Bashkëatdhetarët në Salzburg u shprehën të kënaqur që tashmë kanë një trajtim më dinjitoz me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre qytetar, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ministja Gërvalla i falënderoi mërgimtarët për mbështetjen e dhënë për Kosovën në etapat më kritike të saj si edhe sot, me remitencat e tyre, të cilat duhet kthyer në mjet investimi të qëndrueshëm në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit













