Kosova
Kosovë: Nis vaksinimi i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës
Bëhet e ditur se për herë të parë në Kosovës ka filluar vaksinim i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se ky është një hap i rëndësishëm për shëndetin e vajzave.
Vaksinimi thuhet se ka filluar të martën, ku nxënëset e moshës 11-vjeçare të shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë janë bërë të parata që janë vaksinuar me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV).
“Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve”, thuhet në njoftim.
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, kanë vizituar këtë shkollë.
“Fillimi i vaksinimit në moshën 11-vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen. Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje”, citohet të këtë thënë nënkryetarja Lushaku.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.
Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin













