Kosova
Louis Mandylor nis punimet e një filmi për luftën në Kosovë
Mësohet se aktori dhe regjisor i njohur, Louis Mandylor, i njohur për kontributin e tij në disa filma të famshëm në industrinë e Hollywood-it, po përgatitet për të krijuar një film të ri, me temë luftën në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ideja për këtë projekt, që parashikohet të xhirohet me regjinë e Mandylor, është në fazën e konkretizimit. Burimet kanë zbuluar se aktori dhe regjisori nga Australia, bashkë me ekipin e tij, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme për të filluar punën përreth këtij filmi, i cili do të trajtojë ngjarjet e luftës në fund të viteve ’90 në këtë rajon, shkruan telegrafi.
Rreth kastit të këtij filmi raportohet se do të përfshihet edhe aktori britanik i njohur për rolin e tij ikonik si ‘Boyka’, Scott Adkins.
Buxheti për këtë projekt parashikohet të jetë në miliona dollarë, tregues i ambicies së Mandylor për të sjellë në ekran një pamje autentike dhe emocionuese të kësaj periudhe të ndjeshme në historinë e Kosovës.
Fansat dhe kritikët e kinematografisë presin me interes për të parë se si do të materializohet kjo përpjekje e re në botën e filmave të Hollywood-it.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











