Kosova
Ja pse duhet të pini ujë në mëngjes
Uji është thelbësor për jetën dhe përfitimet e tij shëndetësore janë të pamohueshme. Të gjitha organeve u duhet ujë për funksionimin e duhur të tyre dhe për të qëndruar të shëndetshme. Për këtë arsye duhet të përdorni këtë element të rëndësishëm, efikas dhe të shëndetshëm që natyra na ofron.
Ja 10 arsye pse duhet të pimë ujë që në mëngjes, sapo të zgjohemi:
- Të pini një apo dy gota ujë sapo të zgjoheni është ideale për të eliminuar toksinat dhe substancat që trupi nuk ka nevojë. Në këtë mënyrë, uji ndihmon për të parandaluar sëmundjet dhe aktivizon metabolizmin, duke i vënë në veprim për pjesën tjetër të ditës.
- Gjatë natës, trupi punon për riparimin e qelizave duke bërë një pastrim të brendshëm; të pini një gotë me ujë në mëngjes është shumë e dobishme, sepse ai i jep një nxitje me të mirë trupit duke e ndihmuar atë të shpëtoj nga të gjitha mbeturinat që nuk janë të nevojshme.
- Të pini një ose më shumë gota ujë në mëngjes ndihmon për të minimizuar efektet e dëmshme të substancave të tilla si alkooli, duhani, ndotja dhe ushqimi i keq.
- Të pini ujë në mëngjes mbron dhe hidraton organet tuaja jetike, duke i mbajtur ata të shëndetshme.
- Të konsumoni 2 ose 3 gota ujë sapo zgjoheni është ideale edhe për humbjen e peshës. Përveçse eliminon toksina nga trupi, uji ndihmon për të djegur yndyrën dhe kaloritë; gjithashtu redukton ndjenjën e urisë duke ju penguar të fitoni peshë.
- Uji është një aleat i mirë për lëkurën: dy gota ujë esëll do të ndihmojnë për të ruajtur elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, duke shmangur shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
- Pirja e ujit në mëngjes ndihmon për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm mirë, sepse ai ka efekte pozitive në sistemin limfatik, kalimin tranzit të zorrëve, kontrollon kortizolin dhe na ndihmon për të mbrojtur veten nga infeksionet.
- Të konsumosh një gotë me ujë të ngrohtë në një stomak bosh është një mënyrë e mirë për të filluar ditën me energji, duke eliminuar ndjenjën e gjumit dhe lodhjes që zakonisht na shoqëron në orët e para të mëngjesit.
- Uji në mëngjes është ideal për të luftuar dhe për të parandaluar kapsllëkun, pasi ai stimulon lëvizjen e zorrëve.
- Në qoftë se vuani nga problemet e gastritit, uji mund të kthehet në aleatin tuaj më të mirë për të luftuar këtë problem. Pini të paktën tre gota ujë sapo të zgjoheni, do t`ju ndihmojë në reduktimin e nivelit të aciditetit të stomakut dhe të zbusë dhimbjet e barku që mund të shkaktohen nga gastriti.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












