Muzikë
Rekordi i Bebe Rexhës: Kënga e pestë, më e shitura në SHBA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur së fundmi një rekord historik. Kënga e saj “Meant to be”, në bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Florida Georgia Line”, është renditur si kënga e 5-të më e shitur në historinë muzikore të Shteteve të Bashkuara nga një këngëtare femër, përcjell albinfo.ch.
Kanë qenë fansat e këngëtares që kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ishte pikërisht kjo kënë e zhanrit “Country” që i dha Bebe Rexhes nominime të rëndësishme në Grammy Musi Awards, MTV music Awards, American Music Awards, MTV European Music Awards dhe në evente të tjera muzikore.
Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B”. Suksesi i këngëtares shqiptare me famë botërore me këngën “Meant to be” lidhet gjithashtu edhe me faktin se zhanri “Country” është zhanri muzikor më i pëlqyer dhe më popullori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











