Kosova
SHBA-ja, e zhgënjyer me moszbatimin e marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me mungesën e përparimit dhe të vullnetit politik si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia sa i përket zbatimit të Marrëveshjes bazë.
“Siç e kemi thënë shumë herë, SHBA-ja vlerëson se Marrëveshja Bazë dhe aneksi i zbatimit janë ligjërisht të obligueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Jemi të zhgënjyer që ka pasur mungesë përparimi apo të vullnetit politik si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia për të ecur para me zbatimin e marrëveshjes. Qëndrimi i SHBA-së është konsistent dhe i qartë – ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet nga Marrëveshja Bazë dhe aneksi implementues, dhe ta bëjnë këtë me përkushtim dhe urgjencë. Për Kosovën, kjo do të thotë përparim urgjent në plotësimin e obligimit të kahershëm të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë për KOHËN një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.
Ambasada e SHBA-së ka kërkuar edhe bashkëpunim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, “në mënyrë që të minimizohet efekti negativ ndaj komunitetit pakicë serb në Kosovë”.
“Marrëveshja Bazë në thelb ripozicionon marrëdhëniet mes dy shteteve, për të mirë, dhe do të lehtësonte jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve në shumë aspekte. Kjo është mënyra e vetme për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike, të cilën e mbështesim fuqishëm. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e njëanshme që përshkallëzojnë tensionet”, është thënë nga Ambasada./Koha.net
E-Diaspora
-
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike 20-vjeçarja Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani, dhe mërgimtarja tjetër... -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 Pasaporta e Zvicrës në mesin e më të fuqishmeve në botë... -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden












