Shqipëria
Pse po çalon importi i frutave dhe perimeve nga Shqipëria në Zvicër
Coop së shpejti do të importojë domate dhe luleshtrydhe (dredhëza) nga Shqipëria, pati deklaruar shefi i rrjetit të madh të shitjes me pakicë, Coop, Philipp Wyss, në një intervistë rreth dy javë më parë për gazetën Tages Anzeiger. Arsyeja për këtë orientinm të ri të importit është mungesa e ujit në Spanjë.
Konkurrenca po shtrihet tani edhe në Ballkan, siç tregon një sondazh midis distributorëve kryesorë.
Kështu, edhe Migros-i aktualisht po shqyrton importin e bimëve të freskëta nga Shqipëria, thotë një zëdhënëse e shitësit më të madh zviceran me pakicë, transmeton albino.ch. Dhe: “Të gjitha vendet në Ballkan dhe Evropën Lindore janë në radar, edhe pse asnjëri prej tyre aktualisht nuk është “duke u ekzaminuar në mënyrë specifike”.
Sipas zyrës së mediave, shitësi tjetër i madh, Lidl Schweiz, tashmë ka në shitje manaferra dhe speca me majë nga Sllovenia, Bullgaria dhe gjithashtu Hungaria, e cila nuk është pjesë e Ballkanit. Kjo po bëhet “për të përmbushur kërkesën”. Megjithatë, kompania thekson se “Kodi i sjelljes” i kompanisë zbatohet për furnitorët e rinj si dhe për ata ekzistues, i cili përcakton në mënyrë të detyrueshme “pritshmëritë tona në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit”.
Thelbi i çështjes duket se janë pikërisht standardet e kërkuara nga shitësit dhe importuesit, përcjell albinfo.ch. “Shumë prodhuesve në vendet e Ballkanit aktualisht u mungojnë certifikatat Global GAP që ne kërkojmë”, thotë Silja Stofer, drejtuese e komunikimit në grupin bujqësor Fenaco. Certifikatat garantojnë standarde të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe praktikave mjedisore dhe jepen nga kompania e certifikimit Ecocert.
“Thjesht duhet kohë që prodhuesit të pajtohen me standardet e kërkuara dhe të kalojnë procesin e certifikimit”, thotë Stofer. Nëse certifikimet do të garantoheshin, vendet e Ballkanit, veçanërisht Maqedonia dhe Shqipëria, do të konsideroheshin si furnizues të Fenaco-s.
Sipas ekspertëve të ndryshëm të industrisë, kontrolli i certifikatave është veçanërisht sfidues. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin auditim. Për shembull, Coop-i “pionier” sa i përket shitjes së produkteve nga Ballkani po sjell inspektorë nga jashtë për projektin e saj në Shqipëri, transmeton albinfo.ch. “Në fazën e zhvillimit, auditorët dhe organet e kontrollit nga vendet e tjera përdoren gjithashtu për arsye kohe”, thotë zëdhënësi i Coop-it, Caspar Frey, “në mënyrë që standardet të jenë të garantuara në çdo rast”. Grupi zbaton të njëjtat standarde në Ballkan si me vendet e tjera: “Kjo është një kërkesë bazë”, thotë ai
Në vitin 2023, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) kishte shkruar në një raport se vitet e fundit ishte bërë përparim i rëndësishëm në kultivimin e manaferrave në Ballkanin Perëndimor. Kultivimi i perimeve, nga ana tjetër, vazhdon të mbetet prapa. Produktet nga vendet e Ballkanit ende rrallë përmbushin standardet e rrjeteve evropiane të supermarketeve.
Një nga gjërat që pengon janë strukturat e vogla të bujqësisë vendase: shpesh nuk ia vlen që bizneset e vogla t’ua përshtatin produktet e tyre nevojave të grupeve tregtare në Zvicër ose BE dhe t’i certifikojnë ato në përputhje me rrethanat.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













