Kuriozitete
Berlin: Sulmohet fabrika e Teslas
Pas një sulmi në fabrikën e Teslas, Elon Musk e ka quajtur veprim prej “budallai” një sulm të dyshuar për zjarrvënie që ka ndaluar prodhimin e veturave të Teslas në fabrikën në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një grup aktivistësh të së majtës ekstreme e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se shënjestroi fabrikën për shkak të sasisë së burimeve dhe punës që bën.
Ndërkohë, kompania ka thënë se prodhimi i veturave nuk ka gjasa të rifillojë përpara javës së ardhshme. Ndërprerja do t’i kushtojë miliona euro humbje Teslas.
Në fabrikën në Berlin, Tesla prodhon rreth 500 mijë vetura në vit dhe dëshiron ta dyfishojë këtë shifër – plani që kundërshtohet nga disa ambientalistë.
Në një postim në “X”, dikur Twitter, pronari i Teslas, Musk, përdori frazën gjermane “jashtëzakonisht budalla” për të përshkruar sulmin.
“Këta janë ose eko-terroristët më budallenj në Tokë ose janë kukulla të atyre që nuk kanë qëllime të mira mjedisore”, ka shkruar ai.
Në një letër të publikuar në internet, aktivistët që e quajnë veten “Grupi i Vullkaneve” thanë se sabotuan prodhimin.
Një shtyllë elektrike afër termocentralit mori flakë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në fabrikë dhe në qytetet përreth.
Tesla ka thënë se punëtorët ishin dërguar në shtëpi, por ndërtesa e saj ishte në “gjendje të sigurt”.
Zjarri nuk arriti në fabrikën e prodhuesit të veturave elektrike, por dogji një shtyllë elektrike dhe tela të tensionit të lartë.
Në letrën që merrte përgjegjësinë për sulmin, “Grupi i Vullkaneve” gjithashtu akuzoi Teslan për kontaminimin e ujërave nëntokësore dhe përdorimin e sasive të mëdha të ujit të pijshëm.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












