Kosova
25-vjeçarja i vodhi paratë dhe stolitë mërgimtarit me vlerë 20 mijë euro
Vjedhjet në Kosovë janë bërë shumë të shpeshta, qoftë në shtëpi, biznese e institucione financiare, transmeton albinfo.ch.
Kjo dukuri është mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës, që po shkaktojnë humbje e pasiguri.
Policia e Kosovës raporton një rast i tillë, jo fort i zakontë që kishte ndodhur në një motel, ku tani është arrestuar një personi i dyshuar (femër).
Sipas raportit të policisë, e dyshuara 25-vjeçare kishte vjedhur paratë dhe gjësendet me vlerë mërgimtarit me të cilin kishte qëndruar në një motel në Fushë-Kosovë, e cila tashmë ka rënë në prangat e policisë. Thuhet se ndaj saj janë ngritur dyshimet se në prill të vitit 2023, në motelin ‘Diamonds’ ia kishte vjedhur viktimës stolitë që kapnin vlerën e rreth 20 mijë eurove, paratë, telefonin e të gjitha dokumentet.
Policia në koordinim me Prokurorinë ka arritur të sigurojë edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarës në rast.
Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














