Lajme
Deputetët e LDK-së, takim me bashkatdhetarët në Vjenë
Një delegacion i LDK-së, kryesuar nga deputetët Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Rezarta Krasniqi, ka mbajtur një takim konstruktiv bashkëbisedues me bashkatdhetarët në Vjenë, raporton albinfo.at
Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet në LDK, Avdullah Hoti, këtë takim e quajti miqësor me bashkatdhetarët tanë në Vjenë.
“Me organizim të Kryetarit të LDK-së për Austri, z. Yll Blakaj, kishim një bisedë miqësore me miq e bashkatdhetarë në Vjenë, së bashku me kolegët Driton Selmanaj dhe Rezarta I.Krasniqi”, ka shkruar ai përmes një postimi në “Facebook”, pas këtij takimi.
Edhe ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, ka vlerësuar lart konsolidimin strukturor të degës së LDK-së në Austri.
“Kryetari i Degës së LDK-së për Austri, z. Yll Blakaj, si një njeri me vlera shumë të veçanta, i ka dhënë një dinamikë dhe frymë të re konsolidimit strukturor të degës sonë në Austri.
Bashkëbisedimi tejet konstruktiv me bashkatdhetarët tanë, përfshirë edhe shumë biznese të suksesshme, na dëshmon që forca e LDK-së po rikthehet kudo me tërë kapacitetin e vet.
Faleminderit shumë për pritjen miqësore bashkatdhetarë!
Faleminderit shumë, kryetar i degës, miku ynë Ylli Blakaj!”, ka thënë ai, transmeton albinfo.at.
Ndërkohë, organizatori i këtij takimi dhe njeherësh kryetari i LDK-së për Austri, Yll Blakaj, ka thënë se ishte i nderuar për pjesëmarrjen e këtij delegacioni të lartë të LDK-së në Austri.
“Takim konstruktiv me struktura të LDK së në Austri, të nderuar ishim me pjesëmarrjen e z.Avdullah Hoti, znj. Rezarta Krasniqi, z. Driton Selmanaj, z. Vahid Karavida dhe z. Hamit Tafaj”, shkruan Yll Blakaj, bashkëangjitur edhe me disa fotografi nga ky takim.
Nga të pranishmit ky takim është vlerësuar si një mundësi e shkëlqyeshme për të ndarë mendime, për të dëgjuar nga ta dhe për të diskutuar për tema të rëndësishme nëpër të cilën po kalon vendi ynë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve















