Maqedonia
Maqedonia e Veriut: Shtatë kandidatë në garën për president
Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 24 prill, do të garojnë shtatë kandidatë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve – KSHZ, ka njoftuar se deri të premten në mesnatë, 7 nga 11 kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale, transmeton albinfo.ch.
VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën, e cila ka mbledhur 28.000 nënshkrime, shkruan REL. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili në KSHZ ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka grumbulluar rreth 11.000 nënshkrime, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 nënshkrime.
Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i Komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i Komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.
Më 28 mars do të hidhet shorti për renditjen e kandidatëve për në listën votuese. Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.
Sipas hulumtimeve të opinionit publik, në epërsi të theksuar është VMRO DPMNE-ja opozitare ndaj LSDM-së, si për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për ato parlamentare.
Bazuar në Kushtetutën aktuale, në rundin e parë është thuajse e pamundur të zgjidhet presidenti, pasi kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore apo gjysmën e votave të 1.8 milionë zgjedhësve.
Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.
Fushata elektorale, do të nisë më 4 prill dhe do të zgjasë 20 ditë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










