Kosova
Vetura e vjedhur në Norvegji gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë
Tashmë dihet se jo rrallëherë veturat e raportuara të vjedhura në shtete të ndryshme gjenden në Kosovë, pas bashkëpunimit të autoriteteve. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Skenderaj, ku policia e Kosovës ka gjetur një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Ky informacion është njoftuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Referuar informacioneve të para, autoritetet në Norvegji e kanë futur në kërkim ndërkombëtar një automjet të tipit BMW që dyshohet se ishte vjedhur.
Zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe e kanë gjetur veturën në Skenderaj, që më pas është sekuestruar për procedura të mëtejshme.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari i veturës ka deklaruar se vetura është blerë në Norvegji nga një vëllai i tij dhe është sjellë në Kosovë.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











