Futboll
Cilat janë planet e Yakin për Xherdan Shaqirin?
Prej javësh ka spekulime rreth kombëtares së Zvicrës se yjet e njohur po vihen në provë edhe për Kampionatin Evropian dhe se aty mund të ketë ndryshime në krahasim me vjeshtën e dobët të kombëtares.
Yakin i nxiti vetë këto spekulime kur u shpall skuadra:.
“Ai duhet të dijë dhe kuptojë rolin e tij. Nëse kjo është e drejtë që në fillim, në rregull – nëse ai pranon të vijë nga pankina, ai mund të jetë i rëndësishëm për ekipin.” U shpreh Yakin që kishte vizituar personalisht shumë lojtarë në javët e fundit, por Chicago nuk ishte një prej tyre.
Drejtori i Nati, Pierluigi Tami, tha gjatë javës se “Duam të shkojmë në Kampionatin Evropian me ekipin më të mirë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht lojtarët më të mirë, të gjithë duhet ta pranojnë rolin e tyre.”
Ndihmës trajneri i ri dhe ish-trajneri i GC Giorgio Contini tha se “Ne nuk kemi nevojë vetëm për shefa në fushë, por edhe për indianët. Nevojiten lojtarë që japin dhe pranojnë rolin e tyre. Ndoshta duhet t’i bindim lojtarët që të jenë më fleksibël në pozicionin e tyre.”
Kur u bë një pyetje specifike për yllin e Çikagos, trajneri i Nati u shmang: “Nuk mund të zbuloj ende njëmbëdhjetëshen fillestare, skuadra nuk do ta zbulojë deri të shtunën”, tha ai tutje.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













