Kosova
Las Vegas: Dizajneri shqiptar mahnit me paraqitjen e koleksioneve në FMF 24
Dy dizajnerët, Roberto Cavalli dhe Valdrin Sahiti, kanë bashkuar forcat për një shfaqje ekskluzive të modës në FMF 24 Weekend në Las Vegas, përcjell albinfo.ch.
Dy titanët e modës janë “përplasur” në Las Vegas, teksa kanë bashkuar forcat për një ekspozitë ekskluzive në fundjavën e shumëpritur FMF 24, që u mbajt në datat 21 – 23 mars 2024. Të njohur për inovacionin, elegancën dhe dizajnet e tyre që shtyjnë kufijtë, këta dy stilistë ikonë ndriçuan pistën me një shfaqje magjepsëse të modës së lartë në W.A.T.C.H. (We Are The Culture…Hello) Fashion show, shkruan Beauty magazine.
Bashkëpunimi mes Roberto Cavalli, maestros italian sinonim i luksit, dhe disenjatorit shqiptar Valdrin Sahitit, i njohur për pamjen e tij në tapetin e kuq, duke përfshirë mjeshtërinë e tij të ndërlikuar dhe estetikën moderne, sollën botën e modës në shtetin e argjendtë. Me pjesë të papara nga të dy koleksionet, kjo ngjarje ka sjell një shkrirje të magjepsjes tradicionale dhe stilit bashkëkohor, duke kulmuar në një mbrëmje plot shkëlqim.
FMF 24 Weekend, i njohur për festimin e modës, muzikës, filmit dhe kulturës, ofroi një skenën perfekte që Cavalli dhe Sahiti të zbulojnë kryeveprat e tyre më të fundit. E mbajtur në Palms Casino Resort, kjo ngjarje prestigjioze ka tërhequr shumë njerëz nga kjo industri, të famshëm dhe entuziastë të modës nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













