Kosova
Tradita shekullore e Javës së Shenjtë Arbëreshe
Java e Shenjtë Arbëreshe, që njihet si Java e Madhe apo Pashkët arbëreshe, janë një nga ngjarjet historike të arbëreshëve, ku vitet e tjera ka tërhequr dhe mjaft turistë. Vëmendja më e madhe qëndron te kostumet tradicionale të grave arbëreshe, përcjell albinfo.ch.
Festimet nisin që të Enjten e Madhe, kur pas leximit të 12 fragmenteve të Ungjillit, prifti vazhdon të lajë këmbët e 12 burrave të komunitetit. Ata janë të ulur rreth një tavoline të madhe mbi të cilën janë rregulluar “kuleçët”, bukët e bekuara, që priten dhe shpërndahen te besimtarët. Kisha arbëreshe ndjek rite orotodokse-bizantine, ndërsa rite të tjera janë identike me kishën latine.
Të Enjten e Madhe zhvillohet procesioni i statuajve shoqëruar me “këngë tradicionale shqiptare” (vajtimet) dhe në shumë komunitete arbëreshe përsëriten dhe të Premten e Madhe.
Të Shtunën e Madhe në mëngjes këndohet Mbrëmja e Shenjtë dhe liturgjia e Shën Vasilit. Pas mesnatës në rrugët e fshatrave është emociouese të dëgjosh këndimin e “Kristos Anestei” (Krishti u ngjall). Ndërsa tradita vijon mes shumë komuniteteve arbëreshe me besimtarët që shkojnë në heshtje në Kolegjin e Shën Adrianit, ku bëhet riti i “vjedhjes së ujit”, në burimin e murgjve. Simbolikisht ky rit riprodhon atë që bëri Maria, e cila e parandaluar nga rojet dhe në pamundësi për të larë trupin e Jezusit, në heshtjen e natës arriti në një burim për të lagur leckën e përdorur më pas për të larë trupin e Jezusit. Moment jashtëzakonisht simbolik, ku besimtarët marrin pjesë në grupe me “gjitonie” (fqinjët) ku rruga shënohet nga heshtja, por ndërsa procesioni vazhdon, tashmë ata që kanë përfunduar ritin (pra të lirë nga detyrimi i heshtjes) përpiqen të bëjnë të flasin ata që nuk kanë shkuar ende te burimi (gratë e moshuara i provokojnë me shkopinj të gjatë të quajtur “dokanigje”),
Kur të gjithë besimtarët e kanë pirë ujin, vazhdojnë me ndezjen e “qerradonulla”, një zjarr i madh besimi, gëzimi e ringjaljeje me intonacionin e këngës “Kristos Anesti”.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet tuneli Gotthard si pasojë e një aksidenti: Pritjet si pasojë e kolonës, deri në një orë Një bllokim trafiku gjashtë kilometra i gjatë është krijuar përpara tunelit Gotthard, midis Quinto dhe Airolo....
-
Pse kaq shumë organizata sportive ndërkombëtare kanë bazën në Zvicër?
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Rrëshqitja e dheut në Schwanden: Komuniteti po shkatërron 15 ndërtesa
-
Qyteti kundër kantonit në Cyrih: Mosmarrëveshja ligjore mbi Rosengartenstrasse përshkallëzohet