Lajme
Dy shqiptarë të Kosovës vlerësohen nga Presidenca e Finlandës
Dy shqiptarë me origjinë nga Kosova, me banim në Finlandë, Myrvete Uka Ömer, Gani Neziri, të cilët punojnë prej më shumë se dy dekadash në bibliotekën e Komunës së Espos, qytet në jug të Finlandës, janë shpërblyer me çmimin presidencial “Trëndafili i Bardhë Finlandez”, përcjell albinfo.ch.
Ky çmim u dedikohet punëtorëve dhe personaliteteve, të cilët me përkushtim angazhohen në ruajtjen e identitetit kulturor të minoriteteve dhe integrimin e tyre në shoqërinë finlandeze.
“Presidenti i Republikës ka vlerësuar dy punëtorë të bibliotekës së Espos me medaljen ‘Trëndafili i Bardhë Finalndez’ për punën e tyre meritore në promovimin e aftësive të tyre në përfshirjen e të rinjve në aktivitetet bibliotekare. Aktiviteti i tyre, veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje jashtë Finlandës, janë vërtet të jashtëzakonshme. Duke qenë vetë emigrantë në Finlandë, ata kanë treguar shembull se ka vend për shumetnicitete në shoqërinë tonë dhe kështu kanë krijuar shpresë dhe besim te fëmijët dhe te të rinjtë në Espo. Urime Myrvete Uka Ömer e Gani Neziri”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Finlandës.
Myrvete Uka Ömer dhe Gani Neziri, të cilët në Kosovë kanë ushtruar profesionin e mësuesisë, u shprehën të lumtur për çmimin presidencial.
“Ndihemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë nga Presidenti i Finlandës për punën tonë. Ky çmim na motivon të punojmë më me përgjegjësi e përkushtim për fëmijët dhe të rinjtë e komuniteteve të ndryshme”, thanë për RTKlive Myrvete Uka dhe Gani Neziri.
Ndryshe, në Finlandë jetojnë rreth 10 mijë shqiptarë. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme kulturore. Ata janë të përqendruar kryesisht në qytetet jugore të Finlandës, në Helsinki, Espo, Vantë, Turku etj.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve















