Lajme
Artisti shqiptar, pjesë e serialit për luftën në Bosnjë e Hercegovinë
Bëhet e ditur se “Yellow Bird” do të prodhojë një film me titull “A Life’s Worth”, një serial dramatik i frymëzuar nga ngjarje reale brenda konfliktit në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1990.
“A Life’s Worth” zhvillohet në vjeshtën e vitit 1993, në mes të trazirave shkatërruese që po shpërthehen në Bosnjë. Ushtarët suedezë të OKB-së nisin një mision të rrezikshëm për të sjellë paqen në një tokë të thyer. Seriali ndjek udhëtimin e një grupi ushtarësh të rinj dhe komandantit të tyre teksa luftojnë me kompleksitetin e luftës.
Në këtë serial do të luajë edhe aktori i njohur shqiptar, Alban Ukaj.
Në grup gjithashtu do të jenë edhe Edvin Ryding (“Young Royals”), Maxwell Cunningham (“Top Dog”), Erik Enge (“Tigers”), Johan Rheborg (“Solsidan”) dhe Toni Prince (“Drugdealer”) . Anëtarët e tjerë do të jenë Lazar Dragojevic, Ivana Roscic, Alena Dzebo, shkruan Variety.
“A Life’s Worth” (Vlera e jetës) është shkruar nga Mona Masri dhe Oliver Dixon, dhe është drejtuar nga Ahmed Abdullahi. Është mbështetur me fonde nga Creative Europe Media dhe Nordisk Film & TV Fond. Drejtori ekzekutiv i “Yellow Bird”, Jakob Feeney, do të jetë producenti ekzekutiv i serialit tok me Maida Krakun si producente.
Maida Krak tha se ky serial ofron portretizimin intim të sfidave që përballen ata që janë në përplasje të luftimeve.
“Frymëzuar nga ngjarjet aktuale, është një nga serialet më të guximshme që kemi prodhuar, që përshkruan trupat suedezë të OKB-së në mes të një konflikti alarmues, ndërsa gjithashtu thellohet në dinamikën e miqësisë dhe dashurisë së një ekzistence alarmues”, tha tutje producentja e Yellow Bird.
Alexandre Piel, kreu i dramës në “Arte”, thotë se “kjo është një histori që duhet të tregohet gjerësisht, veçmas pasi shërben si një kujtesë prekëse se sa i brishtë mund të jetë kontinenti ynë evropian”.
Shtëpia filmike “Yellow Bird”, sipas revistës Variety, ka lënë gjurmë me prodhime, si “Headhunters” për CMore nga Jo Nesbø, pastaj seria e dramës kriminale “Bäckström”, si dhe të mirënjohurat “Threesome” dhe “The Truth Will Out”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












