Kosova
Kanë nisur bisedimet e sllovenëve me vendet e BE-së që Pahor ta zëvendësojë Lajçakun
Këtë të mërkurë gazeta sllovene “Delo.si”, ka shkruar se kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob e mbështet pa kushte ish presidentin e Sllovenisë Borut Pahor për postin e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas kësaj gazete, Golob muajin e kaluar ka lobuar tek krerët e vendeve të BË-se, që Pahor ta zërë vendin e Miroslav Lajçak.
Nga zyra e kryeministrit Golob kanë thënë sot se kanë dhënë mbështetje të pakushtëzuar që Pahor të marrë pozitën e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, për këtë çështje.
Kryeministri shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij politike të deritanishme se është një mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij, si dhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të gjithë Evropën”.
Mandati i Miroslav Lajçak përfundon në muajin gusht. /Express
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane











