Kosova
“Shqipet e Mërgatës” nderojnë Betejën e Koshares dhe ditën e rënies së heroit Agim Ramadani
Dita e rënies së heroit Agim Ramadani është përkujtuar në një ceremoni ku u organizua ora letrare: “Shqipet e Mërgatës” në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe nën përkujdesjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Me këtë rast u tha se historia e Kosovës në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj ishte tejet dramatike dhe përplot ngjarje.
“Historia e Kosovës në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj ishte tejet dramatike dhe përplot ngjarje të cilat kanë përcaktuar drejtimin dhe rrugëtimin e pandalshëm me sfida të shumta të popullit tonë, duke kaluar në procese të rënda politike e shoqërore si dhe luftëra të shumta që kombi të mbijetojë falë natyrshmërisë dhe vitalitetit të jashtëzakonshëm duke arritur ta ruaj kohezionin etnik dhe kulturor dhe trashëgiminë e fuqishme, vlera të organizimit dhe funksionimit. Përkundër sfidave dhe peripecive të pashembullta në historinë e popujve tjerë ky kohezion i natyrshëm u konfirmua edhe në periudhën e historisë më të re të luftës për çlirim, liri e pavarësi të Kosovës”, ka thënë këshilltari ushtarak i presidentes, Sefer Isufi,
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Rrustem Berisha rrëfeu se si e kanë mbajtur sekret vrasjen e Agim Ramadanit për arsye se shumë bashkëluftëtarë të Agimit ishin të lidhur me emrin e tij.
“Armën e Agimit ma ka sjell bashkëluftëtari Bashkim Lokaj dhe ndodh te shtëpia Sadikut në shtëpi. Vërtetë ajo ditë jo vetëm për mu por për të gjithë bashkëluftëtarët ishte një ditë e vështirë. Vrasjen e Agimit e kemi mbajt sekret për arsye se shumë bashkëluftëtarë të Agimit ishin të lidhur me emrin e Agim Ramdanit edhe për shkak të moralit të ushtarëve. Në bashkëpunim me Shukrijen e kemi shtyrë kumtimin e lajmit kur është vrarë Agim Ramdani. Këtë e thash me qëllim se po ngritën dilema të panevojshme, po flasin njerëz që fare s’kanë qenë aty. Por kurrsesi me fol ata që nuk kanë qenë aty prandaj mesazhi im është që e gjithë pjesa e grupit kur dalin edhe nëpër mjete televizive të shpejgojnë ashtu siç ka qenë. Të nderuar të pranishëm, kjo datë është një prej datave më të vështira të karrierës sime që e kuptuam se i flijua Agimi, se unë bashkë me Agimin që nga fillim e nga mbarimi kemi pas një aftësi një bashkëordinim jashtëzakonisht të mirë dhe shpesh herë pa bisedu fare kemi arritë me u marrë vesh pa fol fare. Se kush është Agim Ramdani cili ka qenë roli i tij e kemi shpjeguar në përvjetorë tjera dhe nuk do të ndalem në këtë pjesë”, ka thënë Berisha.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












