Kosova
I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes, ka të kaluar kriminale
I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj të premten, ka të kaluar kriminale, ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Siç ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Vjosa Baftiu, në emisionin “60 Minuta” në KTV, “i pandehuri ka raste në Prokurori”.
Ajo ka thënë se nuk janë të konfirmuar natyra e veprave të tij në të kaluarën, por se dihet se “ka të kaluar kriminale dhe se figuron në sistemin e të kaluarës me vepra penale”.
Një grua 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, 36-vjeçar. I njëjti është arrestuar rreth një orë më vonë pas krimit.
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, V.A. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “vrasje”.
“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit











