Kosova
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë, Shqipëria prezanton ofertat e saj
Është hapur Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, i cili po kthehet në një traditë të bukur për kryeqytetin e Kosovës.
Panairin e përshëndetën edhe zv/ministrja e Turizmit Vilma Bello dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Mes vendeve të tjera pjesëmarrëse Agjencia Kombëtare e Turizmit po prezanton në Prishtinë, Shqipërinë e të gjitha ngjyrave dhe shijeve, potencialin tonë turistik si një vend mesdhetar rrethuar me bregdet fantastik dhe male madhështore, që na bëjnë unik në rajonin tonë, për bizneset e kompanitë evropiane pjesëmarrëse dhe vëllezërit tanë të Kosovës, të cilët prej shumë vitesh përbëjnë pushuesit më të shumtë në numër brigjeve tona të Adriatikut dhe Jonit.
Gjithashtu AKT po prezanton edhe arritjet e Aplikacionit TEA, që premton të rrisë shërbimet këtë vit për të vijuar të prijë udhëtimet drejt atraksioneve të bukura të Shqipërisë. Panairi i Turizmit i Prishtinës mbyllet ditën e sotme.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit













