Kosova
Çfarë po ndodh me bllokimin e autobusëve dhe veturave në Serbi, flasin pronarët
Shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të djeshëm në Asamblenë e KiE-së
Ka disa orë që disa autobusë të Kosovës, të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës, janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci, përcjell albinfo.ch.
E njëri nga këto autobus është edhe i Valdet Hoxhës, i cili është pronar i kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.
Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.
“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marrë dokumentet, e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke pritur këtu. Shkojmë, pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardhur urdhër nga lart, duhet pritur çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusi.
Këtu jemi diku 10 autobusë që jemi duke shkuar për Slloveni, Gjermani e Itali. Edhe autobusët që po hyjnë nga Kroacia po bllokohen nga ana e Serbisë… Edhe makinat nuk po i lëshojnë, të cilat janë me targa të Gjermanisë, e je me dokument të Kosovës, nuk po lejojnë të kalojnë, disa udhëtarë i kanë ndalur. Kështu mirë po sillen, nuk është që po na bëjnë diçka. Vetëm po thonë kemi urdhër…”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovc’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












