Lajme
Dy vajza të vogla qëllohen me thikë para shkollës në Francë
Dy vajza të vogla u qëlluan me thikë përpara shkollës së tyre në Souffelweyersheim, një qytet i vogël pranë Strasburgut në Francë. Mediat franceze bëjnë të ditur se sulmi ndodhi pak pas orës 14:00, ndërsa policia arrestoi autorin.
Dy vajzat janë të moshës 6 dhe 11 vjeçe, mbetën të lënduara lehtë në rrugën pranë shkollës së tyre.
Sipas autoriteteve vendase, të gjithë fëmijët e shkollës fillore jashtë së cilës ndodhi ngjarja me thikë janë aktualisht në objektin e shkollës për arsye sigurie.
Nga të dhënat paraprake mësohet se sulmuesi është me probleme mendore. Sipas policisë, autori 29-vjeçar, “nuk është i njohur për autoritetet” dhe motivet e tij “duket se nuk lidhen me radikalizimin”.
Pas ngjarjes prindërit u mblodhën para shkollës për të marrë informacion mbi situatën. Një zëdhënës i prefekturës u shpjegoi të pranishmëve se situata ishte nën kontroll dhe se kërcënimi ishte shmangur.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve Ligji kërkon që shtëpitë funerale të shfaqin çmimet e detajuara të shërbimeve dhe produkteve të tyre... -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”











