Kosova
Vlerat ushqyese të kikirikëve
Kikirikët janë një ushqim i kripur, që jo vetëm ju ndihmojnë të kaloni kohën, por gjithashtu përmbajnë një mori lëndësh ushqyese kryesore, duke përfshirë: antioksidantë, magnez, folate, fibra e të tjerë. Shkencëtarët nga “Instituti i Ushqimit dhe Shkencave Bujqësore” të Universitetit të Florida-s zbuluan se kikirikët rivalizojnë shumë fruta. Një nga studiuesit, Steve Talcott, shprehet:
“Kur bëhet fjalë për përmbajtjen e antioksidantëve, kikirikët janë pikërisht aty së bashku me luleshtrydhet”.
Por, kikirikët përmbajnë më shumë sesa thjesht antioksidantë. Kur studiuesit në Universitetin “Purdue” hetuan ndikimin e konsumit të kikirikut në cilësinë totale të dietës, Dr. Richard Mattes, një nga hetuesit kryesorë, tha:
“Ne zbuluam se përfshirja e kikirikëve në dietë rrit ndjeshëm magnezin, folatin, fibrat dhe vitaminën E, të cilat të gjitha së bashku luajnë një rol në parandalimin e sëmundjeve të zemrës”.
Gjithashtu, u zbulua se personat që konsumonin rregullisht kikirikë kishin përmbajtje më të lartë të proteinave, fibrave, kalciumit, vitaminave A dhe E. Rreth gjysma e yndyrës në kikirikë vjen nga yndyrat e pangopura, e cila është treguar në pothuajse çdo studim se lidhet me nivele më të ulëta të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kohët e fundit është krijuar një kikirik i ri, i cili përmban acid oleik të lartë. Kikiriku i ri do të përmbajë rreth 80% të yndyrës së tij nga acidi oleik, duke rritur kështu përmbajtjen e yndyrës së pangopur.
Studimet kanë treguar se konsumimi i kikirikut dhe gjalpit të kikirikut për mëngjes ndihmon të balancojë nivelin e sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas konsumimit të një dreke të pasur në karbohidrate. Kjo është një arsye e mirë për të konsumuar në mëngjes kikirikë dhe gjalpë kikiriku.
Me pak fjalë, kikirikët janë një nga ato ushqime që duhet t’i keni gjithmonë në shtëpi, por është gjithashtu e rëndësishme të dini se si ato duhet të ruhen. Nëse janë akoma brenda në lëvozhgë, ato duhet të mbahen në një vend të freskët e të thatë dhe mund të qëndrojnë kështu për disa muaj. Nëse lëvozhga është e hequr, kikirikët duhet të jenë të mbyllura në një enë dhe të ruhen në frigorifer.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane











