Kosova
Ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ushtria serbe vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është duke zhvilluar ushtrimet kryesore ushtarake të saj.
Sipas tij, ushtarët serbë po zhvillojnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.
Ai ka thënë se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se me këto sjellje Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pashter të Sanxhakut është duke u zhvilluar, dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë, të cilën nuk e njeh, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut paraqet kërcënim, ndërkaq, në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai, raporton EO.
Kryeministri këto deklarime i ka bërë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Kjevë-Dollc.
Kurti: Largimi i kryetarëve në veri duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, e jo me banda kriminale e fashiste
Kurti atje ka folur edhe për largimin e katër kryetarëve në komunat veriore. Sipas tij, kjo duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo, siç ka thënë ai, “të largohen me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë”.
Ai ka theksuar se si qeveri kanë vullnet që të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve dhe se do ta zbatojnë rezultatin e tij.
“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyrë. Nuk hyhet në zyrë me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave, prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për ta ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në tërësi dhe me shpejtësi. Dhe, më pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, është shprehur Kurti.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













