Shqipëria
Shqipëria dhe Islanda, të vetmet në Evropë për këtë arsye
Norvegjia u afrua me 98% të prodhimit të energjisë së saj nga era, uji ose dielli
Shqipëria dhe Islanda janë vendet e vetme në Evropë që furnizohen 100% nga energjia e rinovueshme që prodhohet nga uji, era, dielli apo burimet gjeotermale.
Në një analizë të Euronews, theksohet se përveç dy vendeve evropiane, janë edhe 5 të tjera në botë që mbështeten në këtë drejtim dhe se viti i kaluar ishte viti më i mirë i regjistruar për prodhimin e energjisë nga era, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë pret të marrë 36 megavatë energji të gjeneruar nga parqet eolike më 2025, pasi deri më tani janë licencuar 13 operatorë. Ekspertët i thanë Euronews se, edhe pse për momentin vendin kryesor e zë energjia e përdorur nga uji dhe era, edhe ajo diellore do të marrë një vend kryesor në të ardhmen e afërt.
Në këtë drejtim, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë nismash si për parqet fotovoltaike, ashtu edhe për mbështetjen e bizneseve apo familjarëve për vendosjen e paneleve. Të dhënat zyrtare flasin për 8.8 terravat energji të prodhuar më 2023 ose 23.7% më shumë se një vit më parë.
Përveç Shqipërisë dhe Islandës, listës me energji 100% të rinovueshme i bashkohen edhe 5 vende të tjera jashtë Evropës: Butani, Etiopia, Nepali, Paraguai dhe Republika Demokratike e Kongos. Norvegjia u afrua me 98% të prodhimit të energjisë së saj nga era, uji ose dielli.
Në 2023 ishte Kina që kryesoi për instalimin e energjisë së erës në det dhe në tokë, e ndjekur nga SHBA, Brazili dhe Gjermania. Një rritje të fortë pati edhe Holanda. 40 vende te tjera kanë gjysmën e energjisë së rinovueshme. Liderët botërorë janë angazhuar për trefishim të energjisë së rinovueshme deri në fund të dekadës me qëllim uljen në minimum të ndotjes së natyrës.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











