Muzikë
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
Agona Shporta dhe Tringa Sadiku do të shpalosin para publikut në Cyrih përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Ngjarja, e cila mbahet më 2 maj, duke nisur nga ora 21:10 vjen pas rikthimit të bashkëpunimit mes dyshes së artisteve.
Koncerti vjen në kuadër të festivalit “Kino Kosova” që mbahet nga 2-5 maj në Cyrih, e i cili prezanton një përvojë unike të festivalit të filmit të përqendruar rreth temës së “Past Future” (E ardhmja e shkuar). Fokusi është në mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës janë të ndërthurura drejtpërdrejt me të ardhmen.
Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova.
Por kush janë artistet Agona Shporta e Tringa Sadiku?
Agona Shporta është vokaliste, aranzhuese dhe interpretuese nga Prizreni. Ajo përfundoi studimet e saj të performancës vokale në New School for Jazz and Contemporary Music në Nju-Jork, dhe po kryen studimet Master në Produksion Kreativ në Institutin Catalyst në Berlin. Midis tingujve të Ballkanit, Indisë dhe Jazz-it, muzika e Agonas ndërthur një përzierje të pasur dhe të larmishme kulturash përmes një zëri dhe interpretimi origjinal.
Tringa Sadiku është një nga talentet e reja muzikore më të vlerësuara në Kosovë. Performancat e saj zbulojnë nuancat më të sofistikuara të interpretimit muzikor, duke shprehur intuitë dhe përkushtim të thellë. Tringa ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe aktualisht studion në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz në klasën e Prof. Lukasz Kuropaczeëski dhe Paolo Pegoraro. Ajo ka performuar në koncerte të shumta dhe festivale e koncerte prestigjioze në Kosovë dhe në mbarë Evropën.
Këtu mund tî siguroni biletat:https://www.cinu.ch/de-ch/film/konzert-agona-shporta-tringa-sadiku-duo.html#tickets
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Maj 2024
- Ora21:00
- LokacioniRIFFRAFF
- Data e përfundimit2 Maj 2024 - 23:00
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros











