Kosova
Kurti bën thirrje për largimin e masave të vendosura nga BE-ja
Albin Kurti ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve serbë në veri, e sipas tij, “Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20 për qind, por jo edhe 50 për qind”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga rezultatet e procesit të votimit në veri është bërë e ditur se nuk ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
Kryeministri Kurti ka theksuar përpjekjen e Qeverisë për të luftuar krimin dhe kontrabandën, ndërsa bën thirrje për largimin e masave të vendosura nga BE-ja.
Sipas tij, mundësia e shkarkimit të kryetarëve në komunat veriore dhe mbajtja e zgjedhjeve ishte kriter kyç për heqjen e masave, transmeton albinfo.ch.
“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve serbë në veri, e sipas tij, “Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20 për qind, por jo edhe 50 për qind”.
“Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor. Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%. Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”, ka shkruar Kurti.
Kurti gjithashtu i inkurajon kryetarët e zgjedhur të Zveçanit dhe Zubin Potokut që të nisen në zyra të tyre dhe të kryejnë detyrën e tyre në objektet zyrtare të komunave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane











