Kosova
Zbulohet skema e ‘Call Center’, 1 milion euro për 3 javë mashtrim me shtetasit gjermanë
Tetë persona – të gjithë familjarë mes vete – janë arrestuar nën dyshimin se kanë krijuar një grup që Prokuroria i ka vënë në “llupë”, për shkak të mashtrimit të personave me qëllim të përfitimit financiar.
Ata dyshohet se krijuan një Qendër të Thirrjeve (Call Center) dhe mashtruan në forma të ndryshme shtetasit gjerman, me qëllim të përfitimit financiar për vete.
Insajderi ka siguruar dosjen e plotë dhe akuzën që rëndon mbi këta persona, ndaj të cilëve të shtunën u vendos masa e paraburgimit ndaj tetë prej tyre, përjashto njërës nga të dyshuarat – ndaj të cilës u vendos masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ky grup, ka mashtruar persona të ndryshëm nga Gjermania përmes parapagimit, premtimeve për ri-gjetjen e parave të humbura.
Ky grup janë paraqitur edhe si nëpunës policorë. Çdoherë sipas dosjes, për tri javë grupi i mashtrimit me “Call Center” kanë përfituar afro një milion euro për tri javë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e lartcekur, me të pandehurit të paraqitur në Aktvendimin mbi fillimin/zgjerimin e hetimeve PPS 73/2024 të dt. 04.04.2024, 15.04.2024 dhe 17.04.2024, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, nga koha ende e pavërtetuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për personat e tjerë, aktivisht kanë marr pjesë në veprimtaritë kriminale të këtij grupi duke shfrytëzuar njohjen të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane, ashtu që vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale të mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, duke ditur se do të kontribuojnë në realizimin e veprimtarive të kundërligjshme të grupit, në atë mënyrë që i pandehuri Indrit H. e ka organizuar, drejtuar dhe ka mbikëqyrë këtë grup i cili duke vepruar nga Kosova, nga lokacione të ndryshme, përmes telefonit, kanë mashtruar persona të ndryshëm, shtetas të Republikës së Gjermanisë, duke i nxitur që të iu dërgojnë të hollat në shuma të ndryshme, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me kartela parapagese (prepaid), me e-banking përmes interneti, për investime, me ri-gjetjen e parave të humbura (recovery scam) apo duke u prezantuar rrejshëm si nëpunës policor, me premtime fitimi, si ndërmarrje për mbledhje borxhesh, duke përdorur program të posaçëm elektronik i cili e pengon zbulimin e numrit të tyre, kanë thirrë të dëmtuarit e pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim ashtu që në këtë mënyrë kanë arritur që, për vetëm 3 javë të përfitojnë dobi pasurore në shumë të përgjithshme prej rreth një milion euro”, thuhet gjerësisht në dosjen e Prokurorisë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia












