Kosova
Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën
Pas shumë debateve rreth Kosovës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të, përcjell albinfo.ch.
“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.
Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.
Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.
“Kosova i përket botës së lirë. Asaj i duhet ndihma jonë për zhvillimin e vlerave si vend i ri, si demokraci e re. Asaj i duhet ekspertiza e Këshillit të Evropës. Kjo nuk ka të bëjë me debatet politike, ka të bëjë me dy milionë njerëz, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e organizatës më të madhe në botë, e cila lufton për të drejta të njeriut, sundim të ligjit, demokraci – për vlerat thelbësore për të gjithë ne”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se shpreson që formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të mos bëhet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj vlerave themelore, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Ai ka përsëritur se Serbia duhet të pranojë faktin se nuk mund të jetë perandori.
“Fatkeqësisht, shoh se në Serbi ka dy trende. Njëri ka të bëjë me ndërtimin e një vendi demokratik, të cilin e mbështes plotësisht, dhe tjetri ka të bëjë me rindërtimin e perandorisë serbe. Dhe, e kam thënë hapur se epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund. Të gjitha këto ndjenja revanshiste dhe imperialiste që një pjesë e politikanëve serbë po përpiqen t’i promovojnë në Serbi, t’i forcojnë në Serbi, janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vetë Serbisë. Andaj, Serbia duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të jetë më perandori. Duhet të jetë një vend normal dhe demokratik. Në këtë mënyrë, do të ishte pjesë e botës së lirë. Në mënyrë tjetër, do të vazhdojë të jetojë në varfëri, në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë përparim sa i përket kësaj njohjes së Kosovës nga Ukraina për momentin, por sipas tij, arsyeja është e qartë.
“Ukraina është në një pozitë shumë të vështirë dhe, me gjithë respektin për Kosovën, ajo nuk është çështja kryesore për Ukrainën tani”, ka thënë ai. /REL
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim