Kosova
Lajçak: Po punojmë për të gjetur zgjidhje për dinarin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se po punon për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.
“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën ‘çështje të dinarit’. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka thënë ai.
Të enjten e javës së kaluar në Bruksel janë zhvilluar takime mes Lajçakut dhe dy kryenegociatorëve, por zgjidhje nuk ka pasur.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale












