Shqipëria
Shqipëria miraton marrëveshjen me Zvicrën për shëndetësi
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë e Konfederatës Zvicerane, një marrëveshje e rëndësishme që do të asistojë gjithë strukturat e shëndetësisë për sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se kjo marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi do të zgjasë për 4 vjet.
“Marrëveshja do të asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’iu përgjigjur emergjencave, si dhe ndërkohë do të rrisë kapacitetet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë”, u shpreh Koçiu.
Ministrja theksoi se përveç gjithë konsolidimit të strukturave që reagojnë dhe marrin pjesë në emergjenca shëndetësore, siç mund të jetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore apo sistemi shëndetësor parësor, me rëndësi është edhe përfshirja e komuniteteve dhe roli që ata duhet të kenë në rast emergjencash shëndetësore.
Koçiu nënvizoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve dhe rolit aktiv të tyre, për të kontribuar në mënyrë efikase dhe për t’iu përgjigjur çdo emergjence shëndetësore në mënyrë cilësore dhe sa më efektive.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër










