Kosova
Bujar Osmani flet për përzierjen e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Bujar Osmani: S’ka qenë i vetëdijshëm për pasojat indirekte
Bujar Osmani, i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar, Arben Tarivari, me dallim gati 40 mijë vota, ka folur për përkrahjen që kundërshtari i tij e mori nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
“Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së dinamikave politike”, u shpreh Osmani.
Ai tutje ka përmendur edhe “përçarjen” ndër shqiptarë që mund të ketë shkaktuar ky angazhim i Kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e shtetit fqinj.
“Ne jemi gardianë të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoninë, por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian”, tha ai në Abc News.
Osmani në fund e pati një meszh për Kurtin, për të cilin tha se tash e tutje duhet ta dijë se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.
“Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshme për pasojat indirekte të këtyre kalkulimeve politike dhe mesazhi që u është dhënë dje do u bëjë me dije se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen”, u shpreh Osmani.
Duke qenë që Bujar Osmani dhe Arben Taravari, së bashku kanë rreth 200 mijë vota në zgjedhjet e djeshme, atëherë Pendarovskit i duhet mbështetja e të dyve, për ta mundur Davkovën.
Arben Taravari i koalicionit VLEN, pasi ka marrë një mesazh urues nga kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se ‘ende nuk kanë vendosur se për kë do të shkojë mbështetja në zgjedhjet e 8 majit’.
Bujar Osmani, kandidati që doli i treti me vota në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, nuk ka folur ende se kujt do t’i takojë mbështetja e koalicionit Fronti Evropian, por ai mbrëmë deklaroi veç tjerash si më poshtë:
“U japim fjalën se askush kurrën e kurrës nuk do të vendosë më për fatin e tyre. Vullneti është i qartë dhe duhet të respektohet nga të gjithë”.
Sa u takon zgjedhjeve në përgjithësi, ende presim rezultatet finale për raundin e dytë. Ka përshtypje që votuesit ende nuk kanë kaluar barrierat etnike dhe pikërisht për këtë arsye, angazhimi im është zgjedhja e presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë.
Do të vazhdojmë t’i presim rezultatet për raundin e dytë, por zotimi im programor është që këto zgjedhje të jenë të fundit që mbahen në këtë mënyrë dhe presidentin e ardhshëm do e kemi në Kuvend me 2/3″.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz












