Kosova
Vazhdon përballja Osmani – Vuçiq edhe pas Këshillit të Sigurimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se homologu i saj serb, Aleksandër Vuçiq, pësoi traumë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kur u përball me katër gra viktima të luftës, që ishin pjesë e delegacionit të Kosovës.
“Ai ka bërë një sërë deklaratash post-traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe të vërtetën nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohojë, e as Serbia”, tha ajo të premten.
Pas kthimit në Beograd, Vuçiqi tha se shteti që ai përfaqëson kishte rënë në një kurth të ngritur nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Sllovenia.
Ai thotë se ishin delegacionet e këtyre shteteve që mundësuan pjesëmarrjen e të katër grave në sallën e Këshillit të Sigurimit, si pjesë e delegacionit të Kosovës.
Presidentja Osmani ka thënë se bota e ka ditur paraprakisht atë çka e tha në Këshill të Sigurimit, në përballje me Vuçiqin.
“Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Në delegacionin e prirë nga presidentja Osmani, ishin edhe Elhame Muçolli, e mbijetuar e masakrës së Poklekut, Fahrije Hoti, së cilës iu vra burri në masakrën e Krushës, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfie Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri./koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














