Kosova
Kosovë: Arsyet që i çojnë burrat në vetëvrasje
Sipas aktgjykimeve për shtytje në vetëvrasje tregojnë se burrat synojnë t’i japin fund jetës pas shantazheve a borxheve të akumuluara kryesisht nga paratë e marra me fajde.
Po ashtu, personat që i shtyjnë burrat në vetëvrasje marrin dënime të buta.
Ndonjëherë kryerësit e veprave penale janë anëtarë të afërt të familjes me viktimën.
“I pandehuri e ka shtyrë djalin e tij që të bëjë vetëvrasje, posaçërisht duke e kërcënuar ditën kritike që ose ta vrasë personin me iniciale M. ose ta vrasë veten. Me këtë veprim-kanosje, tek tani i ndjeri krijohet dhe përforcohet vendimi që të bëjë vetëvrasje. Pasi shkon rreth orës 13:00 në mal për të prerë dru me disa kushërinj dhe pasi që të njëjtët i përcjellë për në shtëpi, vetë mbetet në mal kinse për t’i përgatitur edhe disa dru, por gjendet i vetëvarur”, thuhet në aktgjykimin e një rasti.
Babai i viktimës është dënuar me kusht.
E në një rast, një burrë ka rënë pre e një shantazhi në Facebook nga një tjetër burrë që i ishte paraqitur si femër. Viktima ishte bindur t’i përcillte fotografi nudo, me të cilat pastaj për kohë të gjatë është shantazhuar me publikim, nëse nuk do t’i jepeshin para.
“I ndjeri nga shantazhet është detyruar t’i dërgojë të holla më datë 16.11.2016 në vlerën 150 euro, më datë 21.11.2016 në vlerën 50 euro, më datë 30.11.2016 në vlerën 150 euro dhe më datë 07.04.2017 në vlerën 200 euro. Kjo marrëdhënie në mes të akuzuarit dhe të ndjerit e ka vënë në pozitë të pafavorshme viktimën F. B., i cili ka qenë i shantazhuar në vazhdimësi”, thuhet në aktgjykimin e këtij rasti.
Për shantazhin që çoi në vetëvrasje, ky burrë u dënua me gjithsej dy vjet e katër muaj burgim.
Një aktgjykim tregon se si fajdeja e çoi në vetëvrasje një burrë. Ai mori borxh 1 mijë euro, por duhej t’i kthente 16 fish më shumë.
“I dëmtuari në pamundësi që ta kryejë këtë obligim më datën 11.06.2018, në një kafiteri në Ferizaj kishte përdor tableta (helm të kafshëve), me qëllim që të bëjë vetëvrasje nga presioni dhe kanosja e të pandehurit”, thuhet në aktgjykimin e rastit.
Gjykata e dënoi fajdexhiun me 3 muaj burgim për fajde, por nuk e gjeti fajtor për veprën penale shtytje në vetëvrasje.
Kodi Penal parasheh dënim deri në 5 vjet burgim për personat që shtyjnë dikë në vetëvrasje. Në rast se viktima është i mitur, atëherë dënimi është 10 vjet./Koha.net
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











