Kosova
Bashkimit Evropian i kërkohet të largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë konsiderojnë se ky është momenti i fundit kur Bashkimi Evropian duhet të largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas tyre, përkundër dështimit të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit, Kosova ka përmbushur zotimet në dakordimin e Bratislavës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për “KosovaPress” se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese në mënyrë të menjëhershme dhe jo graduale.
“Kosova ka përmbushur zotimin që e ka dhënë në darkordimin e Bratislavës në kuptimin e përgatitjes së bazës ligjore për organizimin e procesit për largimin e kryetarëve aktual, mbi bazën e një procesi demokratik që parashihet me ligj. Kemi përgatitur udhëzimin administrativ, kemi organizuar procesin, është administruar peticioni, por që natyrisht bojkotimi si veprim politik i Listës Serbe me dirigjimin e Beogradit e pamundësojë shprehjen e vullnetit të qytetarëve… Në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë ne kemi përmbushur zotimet që kemi dhënë dhe kemi manifestuar seriozitet mbi përgjegjësitë që kemi marrë. BE-ja duhet të largojë masat e vendosura ndaj Kosovës dhe duhet të qartësojë qëndrimin ndaj Serbisë dhe Beogradit zyrtar”, deklaron Rrustemi.
Masat ndëshkuese të BE-së kërkon të hiqen edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, mirëpo thekson nevojën që qeveria të adresojë kërkesat e BE-së.
“Ne kemi thënë tash e sa kohë si Parti Demokratike, por edhe kryetari Memli Krasniqi në takimet e tij në Bruksel ka adresuar nevojën për heqjen e sanksioneve. Është një numër i madh i mbështetjes se BE-ja do të duhej të garantonte për Kosovën, ndërsa sot kemi një bllokim të fondeve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat. Natyrisht ne kemi kërkuar që BE-ja të jetë e vëmendshme dhe t’i largojë sanksionet, duhet të thuhet se edhe qeveria e ka përgjegjësinë e saj për të adresuar në mënyrë të mirë koordinimin me partnerët”, thotë ajo.
Në anën tjetër, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë se masat ndëshkuese kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen sa më parë.
“Vendosja e masave kundër Kosovës si rezultat i vendosjes së kryetarëve në veri të dalë nga zgjedhjet atje, ka qenë një vendim i ngutshëm dhe padobishëm nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës synim i cilës ka qenë ndëshkimi për vendimin e Kosovës për të vendosur rendin kushtetues në tërë territorin e saj. Bashkimi Evropian duke ndëshkuar Kosovën përmes këtyre masave sanksionuese vetëm sa e ka përligjur sjelljen jo të duhur dhe jo korrekte të Listës Serbe, që në disa momente të caktuara ka qenë antikushtetuese dhe jo ligjore. Institucionet e Kosovës duhet të shohin se në ç’masë kjo strukturë politike e ka thyer rendin kushtetues të Kosovës. Është momenti i fundit që BE-ja të reflektojë kundër këtyre veprimeve që paraprakisht i kanë marrë, në mënyrë që Kosovës mos t’i bëhet një e padrejtë e madhe në këtë proces kaq të ndjeshëm politik”, deklaron Imeri.
Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri, që kulmoi me hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.
Përfaqësues të shteteve perëndimore kanë kërkuar nga Kosova që përmes zgjedhjeve të parakohshme të mundësohet largimi i atyre kryetarëve, për të cilët thoshte se nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve./KSP
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












