Kosova
Berlini propozon që drafti i Asociacionit të vlerësohet në Strasburg
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka publikuar një shkrim për vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Berlin.
Sipas FAZ, mbështetja tek Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk është aq qartë sa në Asamblenë Parlamentare të KiE, ku u rekomandua pranimi.
Sipas gazetës, Kurti ka thënë se Asociacioni mund te themelohet nga vetë serbët, sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë, pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës. BE ka propozuar draft-statut për Asociacionin, por FAZ përmend se QUINT (pesë vendet perëndimore) kanë propozuar po ashtu.
Por, gazeta gjermane thekson se në komunat veriore nuk janë zgjedhur as kryetarët e rinj dhe kjo sipas shkrimit, është bërë qëllimshëm si kurth për të bllokuar Asociacionin dhe integrimin e Kosovës në KiE.
“Beogradi i ndalon politikanët serbë të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni”.
“Në Beograd është krijuar një justifikim i përsosur për diplomacinë serbe për të penguar integrimin e Kosovës në Perëndim. Me dorën e majtë Kosovës po i vihen kushte, e djathta po siguron që ato të mos plotësohen”, shkruan tutje gazeta gjermane.
Pikërisht për këtë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, se politikanë të SPD-së kanë sugjeruar që të evitohet kurthi i Vuçiqit.
“Në mënyrë që të plotësohet kërkesa e Quintit, në Berlin pati gjithashtu diskutime nëse propozimi për një asociacion serb të komunave mund t’i dorëzohej tani për shqyrtim juristëve kushtetues të Këshillit të Evropës. Kjo mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, sipas politikanëve të SPD-së në Berlin”.
QUINT ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit te dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese si një hap i Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit që do t’i bindte vendet anëtare ta japin votën e tyre pro Kosovës për anëtarësim në KiE. Kërkese të njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron./Gazeta Express
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit Kur policët u përpoqën të kryenin kontrolle identiteti, ata u penguan nga disa persona të pranishëm.... -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35













