Kosova
Kurti fton punëtorët për organizim sindikal
Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve, kryeministri i Koskvës Albin Kurti, ka bërë thirrje për solidaritet dhe organizim sindikal.
“Gjatë 12 muajve të fundit kemi dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve në shoqërinë tonë. Inspektorati Qendror i Punës për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në vitin 2023, në krahasim me vitin 2020, ka trefishuar numrin e inspektimeve, duke realizuar 8,114 inspektime. Kemi dyfishuar buxhetin për Inspektoriatin i cili përgjatë viteve 2022 dhe 2023 përmes procedurave të rekrutimit ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës. Sivjet numri i inspektorëve arrin në 150 duke përmbushur kësisoj premtimin tonë për pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës”, ka deklaruar Kurti.
Masat e Ringjalljes Ekonomike sipas Kurtit kanë ndikuar në deklarimin e punëtorëve.
“Filluam mandatin me masa që nxisin deklarimin e punëtorëve sikurse masa 1.2 e Pakos së Ringjalles Ekonomike. Sepse një punëtor i padeklaruar e pa kontratë, nuk mund të kërkojë as realizimin e të drejtave që i takojnë. E punën për deklarimin e punëtorëve e intensifikuam me nisjen e inspektimeve të përbashkëta të Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ku vetëm dy muajt e parë janë deklaruar mbi 10 mijë punëtorë. Në proces është edhe rregullimi i deklarimit të punëtorëve sezonalë dhe në sektorin e amvisërisë, problem ky disa vjeçar, duke u siguruar kështu që të kemi pagesë të kontributeve pensionale dhe trajtim të dinjitetshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë”, ka thënë ndër tjerash.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit Kur policët u përpoqën të kryenin kontrolle identiteti, ata u penguan nga disa persona të pranishëm.... -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35













