Kosova
Knaus: Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Së fundmi, Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), ka thënë se disa shtete po përpiqen ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që pritet të bëhet në maj, përcjell albinfo.ch.
In Berlin, the morning of 25 April 2024 @BertelsmannSt 🇽🇰 Prime minister @albinkurti explained his determination to push for same-sex civil unions in the context of accession to @coe:
“we are strongly committed to the human rights of all minorities in Kosovo. We will therefore… https://t.co/xkV2gDAeIZ pic.twitter.com/3REZcCBz4U
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 4, 2024
Sipas tij, dy nga këto shtete janë edhe Gjermania e Franca.
“Megjithatë, në këtë moment disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj Parlamentare në prill”, ka shkruar ai në platformën X.
Knaus ka theksuar se kjo pason nga fushata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përfshirë apelin që ia ka drejtuar presidentit francez që ta pengojë votimin.
“Në përvjetorin e 75-të, Këshilli i Evropës është i ndarë në një çështje kyçe: a kanë vlerë vlerësimet ligjore dhe votat në Asamblenë Parlamentare? A është anëtarësimi për merita apo thjesht vetëm politik?”, ka shkruar tutje.
Si kusht për anëtarësimin në KiE ishte përmendur themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por në Asamblenë Parlamentare nga shumica e përfaqësuesve ishte kërkuar që anëtarësimi të mos ndërlidhej me dialogun me Serbinë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau














