Lajme
A po kthehet koronavirusi në Zvicër?
Zyrtarët zviceranë të shëndetësisë thonë se situata po monitorohet nga afër
Një variant i ri Covid, KP.2, është zbuluar së fundmi dhe aktualisht po përhapet në Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Duket se ka transmetueshmëri më të lartë në krahasim me nënvariantet e mëparshme të Omicron-it.
Kjo në vetvete nuk është befasuese, pasi viruset Covid po evoluojnë dhe po ndryshojnë vazhdimisht.
Megjithatë, zyrtarët zviceranë të shëndetësisë thonë se ky variant i veçantë, deri më sot, nuk është zbuluar në Zvicër.
“Situata po monitorohet nga afër”, theksoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), duke shtuar se epidemiologët “e konsiderojnë të ulët rrezikun e një vale më të madhe në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ende nuk mund të bëhet një vlerësim më i saktë”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











