Kosova
Rusia me sulme kibernetike ndaj Kosovës, hakon faqet e institucioneve
Rusia ka shënjestruar presidencën dhe kryeministrinë e Kosovës. Radio Televizioni Publik raporton se faqet e internetit të institucioneve shtetërore në Prishtinë janë sulmuar gjatë ditës nga hakerët rusë, duke i nxjerrë jashtë funksionit.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky sulm kibernetik kundër Kosovës ka ardhur si hakmarrje për mbështetjen me armë të ofruara për Ukrainën. Të njëjtën akuzë ndaj Moskës e përsëriti edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, tha Gërvalla.
Ky reagim vjen në një kohë kur Rusia gjithmonë e më shumë po përfshihet në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz Zjarri tani është nën kontroll. Megjithatë, operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër












